Selfiet prej kohësh janë kthyer në trend duke u përdorur masivisht nga të rinjtë, por jo vetëm.
Por a jeni kurioz të dini se cila është distanca e duhur për të bërë një selfie të qartë dhe të bukur?
Nëse njerëzit do të ishin programuar për të bërë selfie, duhet të kishin lindur me krahë prej 1 metër e gjysmë…Sipas hulumtimit të botuar në revistën JAMA kjo është distanca optimale për të bërë portrete që nuk ndryshojnë karakteristikat e fytyrës.
Sipas këtij hulumtimi selfiet e bëra nga një distancë prej 30 cm nga fytyra të cilat janë edhe më të shpeshta në ditët e sotme, përfundojnë duke të shpërfytyruar tiparet, veçanërisht hundën. Kur selfie realizohet në 30 cm distancë, hunda i zmadhohet 30% te meshkujt dhe 29% te femra.
Për të realizuar një selfie duhet sa më shumë distancë: Këtë e mbështesin studiuesit Boris Paskhover dhe kolegët e tij në Rutgers New Jersey Medical School dhe Stanford University në Kaliforni. Dijetarët kanë krijuar një model matematikor për të përshkruar efektet shtrembëruese të selfies të marra në kënde të ndryshme dhe në distanca të ndryshme.
Për ta bërë këtë, ata shpikën një model ideal gjeometrik të një fytyre mashkullore dhe një femre, duke filluar nga një mostër e rastësishme e pjesëmarrësve nga prejardhje të ndryshme etnike (të gjithë rezidentë në Shtetet e Bashkuara), duke riprodhuar dy fytyrat “prototip” në dy plane paralele.
Autorët e studimit thonë se selfiet kanë sjellë dhe pasoja psikologjike, pasi sipas një anketimi në vitin 2017 në Amerikë, 55 % e kirurgëve plastikë kanë treguar se kanë të bëjnë me pacientë të cilët i nënshtrohen ndërhyrjeve për t’u dukur sa më bukur.
Top Channel