Presidenti Meta në argumentet e tij për shtyrjen e zgjedhjeve foli edhe për një rrezik të tretë që mund të cenonte zgjedhjet dhe mund të fusnin palët në konflikt.
I Ftuar në studion e “Top Talk”, deputeti Muslim Murrizi u pyet se a duhet të thirret Presidenti Meta për t’u pyetur se cilët janë këto palë, këta individë apo shtete që kanë skenarë për të destibilizuar vendin në zgjedhje.
Por për deputetin Muslim Murrizi këto janë thjesht deklarata e spekulime politike, e asgjë më tepër.
“Këto janë deklarata politike. Këtu janë një palë hajdutë që kanë ardhur me vota të vjedhura. Më thoni çfarë ka ndryshuar në këtë elitë politike prej 25 vitesh. Ke 10 emra që kanë kapur prej fyti shoqërinë shqiptare me një sistem bastard politik dhe janë kthyer 3 sekretarë të parë përfshirë edhe Presidentin e Republikës”, u shpreh ai, duke shtuar se “Duhet të bëhet një gjë më e madhe që shqiptarët të heqin dorë. Kurrë ska pasur marrëveshje për interes të qytetarëve, përveç pazare të pista në emër dy tre katër individëve që kanë marrë vendime në këtë vend nga marsi i 91 deri më sot”, tha ai.
Top Channel