Veliaj zbulon projektin e transformimit tek Selvia: Hapësirën e zaptuar, ia kthejmë komunitetit

11/06/2019 10:26

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje si lloto dhe bingo, si dhe çlirimit të bustit të heroit tonë “Vojo Kushi”, ka nisur puna për rehabilitimin e gjithë zonës tek Selvia.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Teksa publikon foto nga projekti i transformimit të zonës, Veliaj thotë se falë këtij investimi, e gjithë kjo hapësirë në kryeqytet do t’i kthehet komunitetit.

Përpos çlirimit të bustit të “Vojo Kushit”, për të gjithë banorët e zonës nuk do të mungojë gjelbërimi, dhe hapësirat çlodhëse.

“Pas prishjes së ndërtimeve pa leje mbi bustin e Vojo Kushit, nis puna tek Selvia për t’ua kthyer komunitetit ? hapësirën e zaptuar e sigurisht për ta mbushur me selvi në vend të bingove, siç ka dhe emrin vendi ??? Ne #30Qershor ? #TiranaQeDuam ?”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA