Përplasja institucionale opozitë-Mazhorancë ka përfshirë brenda saj tashmë hapur dhe pa doreza përplasjen President-mazhorancë. Ilir Meta i ardhur në krye të shtetit pasi la kreun e LSI, me votat e socialistëve në Parlament, pret shkarkimin po prej tyre që edhe e zgjodhën. Byroja Kuvendore vendosi për të mbajtur një seancë të posaçme të enjten për këtë çështje, ndërsa Presidenti Meta vendosi të dalë në një tjetër konferencë shtypi me gazetarët, pas asaj ku nënshkroi live abrogimin e dekretit që kishte nënshkruar po vetë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale më 30 Qershor.

Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka qenë i ftuar në Top Talk për të folur mbi këto zhvillime politike.

Ai e cilëson vendimin e Presidentit Meta si të duhurin dekretin për të shtyrë datën e zgjedhjeve, duke theksuar se ajo çfarë po bën mazhoranca është një lajthitje.

“Gjykimi apo vlerësimi mbi aktet e Presidentit nuk është atribut i askujt tjetër përveçse Gjykatës Kushtetuese. Ajo çfarë do të bëjë mazhoranca ë enjten në Kuvend është një lajthitje, në kuptimin Kushtetues, ligjor, por edhe moral. Është lajthitje, sepse nuk mundet për shkak të një dekreti që është tërësisht në fuqinë e Presidentit të iniciohet një procedurë shkarkimi, kur neni 90 i Kushtetutës e ka të përcaktuar në mënyrë rigoroze se si bëhet shkarkimi i Presidentit”, u shpreh Luan Rama.

Ai vijoi më tej duke shtuar se shkarkimi i Presidentit nuk mund të bëhet nëse ska mbështetjen e 2/3 të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Sipas tij fakti që në Kuvend nuk janë 140 deputetë, që këtu vendimi bëhet nul, duke shtuar se shkarkimin e Presidentit e vendos Gjykata Kushtetuese.

“Kushtetuta thotë me votat e 2/3 të anëtarëve të Kuvendit. Duhen të jenë 140 deputetë të në Kuvend që të merret një vendim i tillë. Të marrësh një vendim kur nuk ke 140 deputetë me detyrimin që duhet të jenë 140 do të thotë të bësh një idiotësi, në të gjithë pikëpamjen e fjalës”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA