Një nga ngjarjet që tronditi politikën në Shqipëri ishte kapja e një sasie të mëdha parash në një makine Toyota Yaris. Kjo çështje po hetohet në Shqipëri, por edhe në Belgjike dhe një gjykate belge i ka kërkuar Prokurorisë shqiptare që të pyesë për llogari të saj edhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha se nga e kishte mësuar informacionin për makinën me para.

Në një raportim LIVE, gazetarja Anila Hoxha bëri me dije se përmes një kërkese të mbërritur më 22 maj të këtij viti gjyqtari belg Laurence Heusghem i ka kërkuar dy Prokurorëve të çështjes që t’i bëjnë tre pyetje kreut të PD: Pyetja e parë është se si u informua Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro? Cilat ishin informacionet ekzakte? Si dhe: Kush ia dha zotit Basha këtë informacion?

Kërkesa po trajtohet nga dy prokurorët e çështjes dhe nuk dihet se si do të veprohet pasi Lulzim Basha është pyetur nga Prokuroria e Tiranës në tetor 2018 për këtë çështje.

Nga ana tjetër Prokuroria e Krimeve të Rënda pret dy letër porosi, njëra nga Britania e Madhe, pasi një prej të dyshuarve rezulton i dënuar atje dhe tjetra nga Gjermania për mënyrën se si janë transportuar këto dy mjete drejt Shqipërisë.

Përveç kërkesës, mësohet se autoritetet belge kanë nën hetim 12 persona, të cilët janë: Elvis Vladi, Alfred Vladi, Edi Lika, Klejdi Cani, Alban Mollaymerit, Agim Ceka, Albana Vladi, Imam Imami, Alban Imami, Arianit Nimani, Drita Sopi dhe Dritan Hakaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA