Në mbledhjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme, Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që për 30 qershorin të krijojë ‘Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë‘.

Sipas PD-së, kjo aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues

Aleanca raportohet se do të veprojë në 61 bashkitë e vendit.

Ndërkohë, burime për Top Channel bëjnë me dije se Lulzim Basha ka ripërsëritur në mbledhjen e Kryesisë se nuk do të ketë negociata për zgjidhjen e krizës politike me Edi Ramën kryeministër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA