Fitorja është një detyrim,të martën në “Elbasan Arena” përballja me Moldavinë

10/06/2019 19:50

Me 3 pikë në po kaq ndeshje dhe në vigjiljen e një kundërshtari modest ndaj të cilit fitorja është një detyrim, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit provoi të shpjegojë publikisht çfarë nuk shkoi mirë në disfatën ndaj Islandës pak ditë më parë. Edoardo Reja paralajmëroi gjithashtu se thuajse gjysma e formacionit do të ndryshojë.

“Po rritemi dhe jemi përmirësuar në krahasim me sfidat e kaluara por nuk i zgjidh dot problemet në një apo dy javë. Nëse nuk vijnë rezultatet do të kritikohemi por dua që në Elbasan Arena të vijnë e të na mbështesin tifozët duke patur durim. Nuk pashë probleme në mbrojtje dhe në sulm në Islandë por e pranoj që lidhja mes tyre është problem. në mesfushë do ketë ndryshime, edhe në sulm ku ka lodhje”, është shprehur Eduardo.

Atyre që kërkojnë polemika në lidhje me shiritin e kapitenit të kuqezinjve, trajneri Reja iu përgjigj direkt.

“Çështja e kapitenit nuk ekziston si problem. Për mua është Mavraj e nëse nuk luan ai, është Hysaj. Kjo është zgjidhja ime.

Mbrojtësi Elseid Hysaj ishte në krah të trajnerit në konferencën e fundit për shtyp. Shqipëria do të luajë ndaj Moldavisë mbrëmjen e së martës në Elbasan Arena në orën 20:45

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA