Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar  “Propocione”.

Burimet zyrtare të Policisë së Tiranë, raportojnë se janë arrestuar në flagrancë dy shtetas , si dhe proceduar penalisht edhe dy shtetas të tjerë(njëri prej tyre italian). Në pranga kanë rënë shtetasit  S. K., 34 vjeç banues në Tiranë dhe  I. K., 24 vjeçe,  banuese në Tiranë.

Ndërsa  u proceduan në gjendje të lirë shtetasi P. Z., 23 vjeç lindur dhe banues në Itali dhe shtetasi L. Z., 27 vjeç banues në Tiranë.

Në rrugën “Muhamet Gjollesha”, gjatë kontrollit të ushtruar shtetaseve  S.K dhe I.K, policia ju gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 974 gramë  lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, ndërsa shtetasit P.Z dhe L.Z,  kanë ndihmuar shtetasit e arrestuar  për shpërndarjen e lëndës narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA