Perandoria e fuqishme Inkase, e fundit e qytetërimeve të mëdha andine, lindi në malësitë peruane në fillim të shekullit të 13-të. Me popullsinë prej 10 milionë banorësh, inkasit ishin qytetërimi i fundit indigjen para se Kolombi të arrinte në Amerikë. Simboli më i njohur i kulturës së tyre, është vendi arkeologjik i Machu Picchu.

Ky vend nuk është vetëm monumenti më i vizituar i Perusë, por është quajtur edhe një nga 7 mrekullitë e reja të botës. E ndërtuar në vitin 1450 dhe braktisur një shekull më vonë, kompleksi na ofron një vështrim të pabesueshëm në jetën e përditshme, në fenë dhe në evolucionin teknologjik të Inkasve.

Megjithëse është vetëm 50 kilometra nga Cuzco (ose Cusco), dikur kryeqyteti i Perandorisë të Inkasve, Machu Picchu duket një botë e largët. Çdo vit, mbi një milion turistë vijnë për të vizituar vendin arkeologjik, për të admiruar këtë xhevahir të Perandorisë Inke.

Nëse nuk jeni ende të bindur se ky mrekulli arkitektonike dhe kulturore meritojnë të vizitohen, zbuloni disa fakte të pabesueshme rreth Machu Picchu.

FOTO GALERI
1/7
Nuk u gjet kurrë nga spanjollët Kur pushtuesit spanjollë i dhanë fund perandorisë Inkase, ata shkatërruan shumicën e qyteteve të tyre. Për fat të mirë, ata duket se nuk e kanë zbuluar Machu Picchu. Në fakt, ka vetëm një përmendje të "Picchu" në dokumentet spanjolle të kohës, ku nënkuptohet se i përkisnin perandorit Inkase. Në të vërtetë nuk është e qartë se pse Inkasit e braktisën Machu Picchun, megjithëse supozohet se një epidemi e lisë ka vrarë shumicën e banorëve përpara ardhjes së spanjollëve. Kjo e lejoi vendin të mbetet i paprekur deri në vitin 1911, kur Profesor Hiram Bingham III, i Universitetit Yale zbuloi Machu Picchun, e mbuluar nga bimësia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA