Opozita jashtëparlamentare ka zhvilluar deri më tani shtatë protesta, ku në disa prej tyre ka pasur episode dhune, kryesisht para Parlamentit. Kjo ka bërë që forcat e rendit të përforcojnë masat e sigurisë përreth kësaj godine.

E përveç gardhit metalik e radhëve të policisë, në këtë protestë pritet të ketë edhe një tjetër risi.

Garda e Republikës gjatë mesnatës së kaluar ka bërë prova me prozhektorë përreth Parlamentit, çka do të thotë se ndryshe nga protestat e mëparshme ku tubimi zhvillohej në errësirë, ky perimetër pritet të jete i gjithi i ndriçuar.

Siç edhe mund të dalloni edhe në fotot e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ndriçimi është i kthyer nga protestuesit. Kjo do të sjelle edhe identifikimin e elementeve të dhunshëm.

Kjo masë shtese vjen pas dëmtimit të 10 efektivëve në protestën e kaluar për të cilët Gjykata vlerësoi se nga 42 të arrestuar për këto veprime të dhunshme, të lihen në arrest me burg vetëm 3, pasi nuk disponoheshin provat e nevojshme për pjesën tjetër të të ndaluarve.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA