“Këto kohë jam rikuperuar nga ngjarjet që ndodhën”/ Mori titullin ‘Qytetare Nderi’ e Kavajës, reagon Parashqevi Simaku: Guri i rëndë në vend të vet
Edhe pse në një moshë shumë të re, amerikania Lexie Alford ka arritur që të vizitojë 196 vende të botës, duke thyer kështu një rekord Guinnes.
Rekordi u njoh më 31 maj të këtij viti kur ajo vizitoi vendin e 196, Korenë e Veriut. Alford u rrit në një familje që ka në pronësi një agjenci udhëtimesh në Kaliforni dhe udhëtimet e saj kanë nisur me prindërit fillimisht qysh kur ajo ishte fëmijë.
Përpara se të hynte në moshën e adoleshencës, Alford thotë se familja e saj udhëtoi kudo nga fshatrat lundrues të Kamboxhias në Burj Khalifa në Dubai, nga Ushuaia në majë të Argjentinës deri në Piramidat e Madha të Gizës në Egjipt.
Ajo gjithmonë ka pasur një kuriozitet të madh për mënyrën e jetesës së banorëve të vendeve të ndryshme të botës, veҫanërisht se si ata e kanë arritur lumturinë e tyre. Deri në moshën 18 vjeҫare ajo kishte udhëtuar në 72 vende të botës.
Në vitin 2016, Alford e mori edhe më seriozisht të udhëtuarit dhe filloi të punojë në misionin e saj për të vizituar çdo njërin nga 196 vendet sovrane të botës dhe të thyejë rekordin botëror që ishte mbajtur nga 24 vjeҫari James Asquith që prej vitit 2013.
Udhëtimet e saj janë të vetëfinancuara dhe një pjesë e tyre të mbështetura nga biznese në fushën e turizmit, të cilat ajo i promovon.
Top Channel