Një ditë më parë publikimi i disa përgjimeve nga “Dosja 399” në faqen online të gazetës gjermane solli edhe reagimin e dy prokurorive, asaj të Tiranës dhe asaj të Krimeve të Rënda për nisjen e hetimeve mbi rrjedhjen e informacionit për një çështje në hetim.
I ftuar në studion e “Top Talk”, ish-deputeti Ervin Salianji duke folur pikërisht për këtë dosje, u shpreh se ka prova dhe ka parë materiale ku provohet rënia e shtetit.
Kjo frazë solli edhe pyetjen e gazetarit Denis Dyrnjaja: A ka PD, nën kontroll Prokurorë që u sjellin informacion?
Salinji u përgjigj: “Në rastin Xhafaj, ku ishte i përfshirë Drejtori i Policisë, Prokurorët janë të gjithë këta që janë emëruar politikisht dhe prap ne i kemi përgjimet. Nuk ka lidhje nëse ka prokuror politik, apo jo. Nuk mund të ketë prokuror politik, pasi nëse do të kishte të tillë do të çoheshin para përgjegjësisë penale para shumë kohësh. Këtu ka një “shashkë” për të mbyllur në mënyrë propagandistike çështjen”, duke shtuar se nëse do të kishin ata në dorë prokurorë Dako, Arbana, kreu i Bashkosë të Shijakut do të kishin përfunduar në burg.
Sipas tij prokuroria po përdoret kundër opozitës, pasi arrestohen e dënohen prokurorët, por s’ka asnjë çështje të hapur për abuzimet me çmimet e rrugëve, apo shumë e shumë raste të tjera korruptive nga qeveria.
Top Channel