24/05 15:52
Nicolò Barella do të jetë javën e ardhshme futbollisti më i ri i Interit.
Talenti italian, që u kërkua me ngulm nga trajneri Conte para se të firmoste për kalimin në pankinën e zikaltërve, do të prezantohet me skuadrën milaneze pas impenjimeve të kombëtares.
Mbetet për t’u vendosur se çfarë kundërpeshash teknike do të marrë Cagliari. Vlera e tij është 50 milionë euro.
Pritet gjithashtu avancimi i bisedimeve për të sjellë në “San Siro” boshnjakun Edin Dzeko nga Roma.
Top Channel