Me mijëra të ftuar, të veshur në të bardha, u mblodhën në kopshtet Tuileries ( Tyjlëri) në Paris për një “Darkë të bardhë“ përballë me muzeun e Luvrit. Pikniku gjigant dhe super elegant, është një tradite e përvitshme në qytetin e dritave. Vetëm së vendi se ku do të zhvillohet mbahet sekret dhe pjesëmarrësve, u zbulohet vetëm në minutat e fundit.
“Kjo e bën kulturën franceze të shkëlqejë pak me shume, e nxjerr më tepër në pah mënyrën franceze të jetesës, mes shampanjës, gastronomisë dhe elegancës, pastaj është dhe ajo çështja e miqësisë universale. Ka njerëz që vijnë në “ mbrëmjen me të bardha“, dhe nuk i njohin të ftuarit në krah të tyre, por kur largohen, janë bërë shokë për kokë! Aty krijohen miqësi dhe lidhje dashurie”, është shprehur organizatori i “Darkës me të bardha”, Antoine Bessis.
Ka dhe raste, si ky turist amerikan që ka ardhur në Paris posaçërisht për këtë event, në të cilën merr pjesë prej 5 vjetësh.
“Më pëlqen shumë atmosfera që krijohet dhe fakti që mund të darkosh në një mjedis të mrekullueshëm, ja këtë radhë kemi Luvrin përpara. Sa shpesh mund të të ndodhë të shijosh momente të tilla?”, ka thënë turisti.
Nga 10 mijë personat që priteshin në eventin e sivjetshëm, 3000 ishin nga jashtë kufijve. Këtë radhë, “ Darka me të bardha“ i’u kushtua 75 vjetorit të zbarkimit të forcave aleate, në Normandi.
Top Channel