Një nga grupet më të pëlqyera nga publiku i viteve ’90 dhe më revolucionarë i muzikës pop – rock ka qenë pikërisht grupi muzikor, Ritfolk.
“Ëndërroj”, “Drejt fatit tim”, “Dëshirë dhe heshtje” etj, janë disa nga këngët e tyre që u shndërruan në hite asokohe dhe ende sot publiku i kujton me shumë nostalgji. Kujtojmë se anëtarët e këtij grupi kanë qenë Altin Goci, Saimir Braho, Aleks Mazniku dhe Enris Qinami.
Tanimë pas gati 22 vite ndarje, ata kanë vendosur të ribashkohen pasi me datë 8 qershor tek Qendra Kulturore e Katedrales Ortodokse në orën 21:00 do të mbahet koncerti “Ritfolk Reunion” për të gjithë publikun e kryeqytetit.
Sot i ftuar në ” Wake Up”, kantautori Altin Goci rrëfeu detaje rreth projektit më të ri por dhe arsyet pse grupi nuk arriti asnjëherë të vlerësohesh me çmime të rëndësishme pavarësisht se këngët e tyre janë kënduar në masë nga publiku.
Top Channel