Nëse mendojmë për një divë të kinemasë, mendojmë para së gjithash për talentin e saj, por mbi të gjitha për imazhin: trukun, flokët dhe veshjet. Krijesa ëndrrash brenda dhe jashtë kufijve të seteve kinematografike.

Ndonjëherë ndodh që të njëjtat veshje, që ndërkohë kanë hyrë në histori, dalin në shitje. E për koleksionistët, këtu nis gjuetia e thesarit.

Pas Catherine Deneuve, që në janar ka nxjerrë në shtëpinë e ankandeve “Christie’s” garderobën e saj të firmosur nga Yves Saint Laurent, tani është Claudia Cardinale, ajo që ka njoftuar nxjerrjen në ankand të veshjeve të saj më të famshme.

Nga 28 qershori deri më 9 korrik, 130 fustane që i përkisnin aktores së famshme, sot 81-vjeçare, do të mund të blihen në mënyrë ekskluzive në faqen e internetit të shtëpisë së ankandeve “Sotheby’s”.

“Të gjithë e njohin ikonën e viteve ’60, por pakkush i njeh shijet e saj për modën”, shkruan shtëpia e ankandeve. Përveçse “online”, nga 2-4 korrik veshjet do të jenë edhe në qendër të një ekspozite me hyrje të lirë në zyrat pariziene të “Sotheby’s”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA