Është shtyrë seanca gjyqësore për Klevis Balliun dhe disa banorëve të Astirit, të cilët akuzohen se kanë sulmuar dhe kryer veprime të dhunshme ndaj efektivëve të policisë.

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis  Balliu tha se seanca në Gjykatën e Apelit është shtyrë për shkak se edhe shteti ka rënë. Akuzat ndaj tij, zoti Balliu i kishte cilësuar si politike dhe këto janë përpjekje mjerane.

“Këto janë akuza politike ndaj meje dhe ndaj disa protestuesve të Unazës. Erdhëm sot këtu dhe seanca u shty sepse nuk janë njoftuar asnjëri apo tjetri. Është çështje politike për të trembur opozitën, qytetarët që të mos dalin, të mos protestojnë. Janë përpjekje mjerane.

As opozita dhe as qytetarët nuk do ndalojnë protestën, për shkak se këtu siç e shihni dhe nga vetë seanca e fundit kur vjen një ish-deputet me avokatët e tij sepse është thirrur, ndërkohë disa të tjerë nuk thirren nga Prokuroria apo nuk çohet letrat në adresat e duhura sepse nuk funksionon shteti. Ne sot jemi pa qeveri, pa instituticione. Është pikërisht kjo arsyeja pse sot qytetarët ndodhen në burgje ndërkohë që banditët janë të lirë. Është kjo arsyeja pse dje janë arrestuar me dhjetëra me qindra protestues, disa prej tyre janë lënë në burg, ndërkohë që banditë që kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve, qoftë kjo tek rruga e Milotit, ku nuk mban njeri përgjegjësi dhe tek afera korruptive e Unazës.

Paratë e shqiptarëve vidhen nga politikanë të korruptuar dhe këta rrinë shijojnë paratë e tyre, ndërkohë banorët e Unazës dhe qytetarët që protestojnë futen në burg.

Nuk do ketë asnjë moment që opozita do të ndalet për një kauzë të drejtë që është liria e fjalës, e drejta e votës dhe drejtësia. Nuk do ketë asnjë moment të opozitës apo qytetarëve të ndalen derisa të largohet Rama.”

Arrestimi Balliut – Ish deputeti demokrat dhe 3 protestues të tjerë të Unazës u arrestuan më 7 maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA