Ato janë mikesha shumë të mira dhe këtë e kanë treguar qartë, teksa mbështesin njëra-tjetrën përmes rrjeteve sociale. Të njëjtën gjë ato kanë bërë edhe me projektet e tyre më të fundit muzikore, duke publikuar video teksa dëgjojnë dhe këndojnë këngët e secilës.
Pavarësisht se miqësia e tyre vazhdon të jetë shumë e fortë, fansat i kanë shpallur “armike” në klasifikimin e “Top Awards”.
Bashkëpunimi i Kidës me Lyrical Son, “Deja Vu”, ka zënë vendin e parë këtë javë, duke mposhtur bashkëpunimin e Dhurata Dorës dhe Soolking, “Zemër”.
Duket se një luftë e heshtur ka nisur mes dy projekteve, të cilat kanë rezultuar tepër të suksesshme në tregun muzikor shqiptar. Mbetet në dorën e fansave të vendosin se cila prej këtyre këngëve do triumfojë javën e ardhshme.
Nga ana tjetër, në vendin e tretë renditet bashkëpunimi i Alban Skenderaj dhe 2Ton, “Drejt në zemër”, i cili ka humbur një pozicion nga java e kaluar, duke zënë vendin e tretë.
Në fakt i gjithë “Top 10” nuk ka pësuar ndryshime drastike, duke bërë që këngët e saj të rrotullohen rreth njëra-tjetrës.
Sa i përket hyrjeve të reja, tre projekte janë bërë pjesë e listës, duke lënë jashtë disa prej këngëve që për një kohë të gjatë qëndronin në klasifikim.
Top Channel