Reja largon Eros Grezdën, u zëvendësua me lojtarin e Partizanit Lorenc Trashin

01/06/2019 15:34

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 ndaj Islandës dhe Moldavisë.

Për këto dy sfida ka ndryshime në radhët e skuadrës kuqezi, ndryshime që kanë të bëjnë me Eros Grezdën. Futbollisti nuk do të jetë i pranishëm në këto dy ndeshje të Kombëtares për arsye personale.

Në këtë situatë, trajneri Edy Reja vendosi të grumbullojë në ekipin e parë Lorenc Trashin nga Partizanit.

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen me Islandën në fushën e kësaj të fundit në 8 qershor, ndërsa në 11 qershor do të luajë me Moldavinë në ‘Elbasan Arena’. në dy ndeshjet e para të kualifikueseve, Kombëtarja shqiptare ka marrë 3 pikë, ato të fitores me Andorrën.

Top Channel