Në emisionin e Top Talk, ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka tha se Edi Rama çon në Parlament një ligj për të vjedhur shqiptarët dhe që në fund të mbrojë veten.

“Ai bën ligj në Parlament që të vjedhë shqiptarët që nesër të thotë se nuk ka faj për një gjë që është miratuar nga Parlamenti. Ky zotëria ka vjedhur 30 mandate.

Nuk i ndalojmë shqiptarët që të shkojnë në zgjedhje sepse nuk ka zgjedhje. Nuk ka votime. Si fillim zgjedhjet bëhen midis dy palëve dhe njerëzit zgjedhin më të mirën. Sot nuk ke zgjedhje dhe ne nuk i lamë zgjedhjet që të shkojmë në plazh me pushime, por ka probleme. Këta kanë luajtur mendsh. Ata duhet të krijojnë kushtet që njerëzit të votojnë midis dy a më shumë palëve. Ky po kalon nga krimi në krim dhe shqiptarët janë ftuar që të ndalojnë krimin elektoral të Ramës, me të gjitha mënyrat. Krimin e ka organizuar ai zotëria atje dhe ne po i ftojmë qytetarët që krimi të mos ndodhë. Jemi pjesa që nuk duam të ndodhë krimi, kështu duhet parë çështja”, përfundoi Paloka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA