Anthony Joshua pa dyshim se është boksieri më i mirë në botë i peshave të rënda.

Boksieri britanik, Anthony Joshua u bë i famshëm me fitoren ndaj Wladimir Klitschkos, me të cilën u bë kampion në 2 versionet më të rëndësishme të boksit, IBF dhe WBA. Triumfi ishte kulmi i një rrugëtimi të pabesueshëm, prej qëndrimit në burg dhe përdorimit të drogës, deri të dueli që u zhvillua para 90 mijë shikuesve.

Në rrjetin e tij social, Instagram, boksieri britanik poston foto, të cilat tregojnë pushimet luksoze me avion privat, kostume sportive të dizenjuara vetëm për të dhe ora të cilat kanë vlerën e më tepër se 350,000 £.

Por pavarsisht pasurisë prej 35 milionë £ dhe jetesës luksoze, boksieri nga Britania, Anthony Joshua është tepër modest dhe jeton ende me nënën e tij në një shtëpi publike.

Për më tepër merr gjithçka, duke filluar nga pushimet luksoze dhe deri tek rrobat, falas!

Mesa duket Joshua është një nga pak persona në Britani, i cili nuk ka nevojë të shqetësohet as për pazarin e javës, sepse sponsorat e tij paguajnë çdo lloj shpenzimi që i nevojitet!

Nesër do të ngjitet në ring për të mbrojtur statusin e tij si kampion bote i peshave të rënda, me kundërshtar Andy Ruiz Je.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA