Sipas statistikave zyrtare në Shqipëri, 36 përqind e viktimave në rrugë janë kalimtarë, ndërsa 26 përqind janë shoferë ose pasagjerë në automjet.
Shqipëria me një popullsi rreth 2,5 milionë banorë ka të njëjtin numër sa Austria që ka 8 milionë banorë. Krahasuar me mesataren europiane, përqindja e viktimave këmbësore është dyfish më e lartë (36% përkundrejt 18% në Austri).
Duke parë këtë situatë “Volvo Albania”, në bashkëpunim me “Nordic Association Albania”, Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor në Policinë e Shtetit, si edhe Drejtorinë Arsimore Rajonale, organizojnë Fushatën e Ndërgjegjësimit me Fëmijët e Shkollave Nëntëvjeçare: “Edukimi i fëmijëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, për më shumë siguri në rrugë”.
Top Channel