Gjatë ciklit biologjik perimet preket nga sëmundje të ndryshme që duhen luftuar me pesticidet përkatëse.

” Janë dy ose tre insekte për zonën që ne trajtojmë bimën. Problemi kryesor që preket domatja jonë është tutja absolute një dëmtues që është objekt i karentinës. Dhe për dëmtimin e masës së këtij dëmtuesi përdoret lufta kimikë dhe biologjike”, tha Dhimitraq Qorri, specialist i mbrojtjes së bimëve.

Sipas specialistëve sot është e pamundur të kemi produkte bujqësore pa pesticide. Problem mbetet se cfarë dhe sa pesticide përdor femeri ynë në serë.

“Mesatarisht në ciklin biologjik të saj shkon 3-5 herë spërkatja me pesticide. Kujdes duhet të kemi dozën e përdorimit të PMB-ve, kohën e përdorimit, mënyrën e përdorimit dhe ruajtja e karencës”, tha ai.

Që të kemi një bimë të shëndetshme nuk duhet analizuar vetëm fruti i saj.

“Qe ta kemi bimën sa më të pastër dhe ta ruajmë nga insektet bëjmë analizat e tokës. Duke bërë analizat e tokës dhe të ujit në vazhdimësi më pas ndjekim se sa nevojë ka për elementët e ushqimit. Pasi një bimë e ushqyer mirë është e destinuar që të preket sa më pak nga sëmundjet”, u shpreh ai.

Pyetja që na mundon është se cfarë hamë, Dhimitra Qorri, Specialist i Mbrojtes së Bimëve na tregon se si ta dallojmë një domate të mirë.

“E marrim frutin e domates e nuhasim, më pas e presim dhe e shikojmë nëse ka këto tre dhoma ndarje: e kuqe, me fara, me lëng.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA