Edhe Skoda hyn në botën e automjeteve elektrike. Në “pokerin” e markave të grupit Volkswagen, ajo ishte e vetmja që mungonte në apel, ndërkohë që e ka mbushur këtë hendek me një debutim të dyfishtë, duke zgjedhur për prezantimin kampionatin botëror të hokejit, të cilin e sponsorizon prej 27 vitesh.

Kjo është një sfidë e vështirë, e shënuar nga lindja e një nënmarke të quajtur “iV”, të cilën do ta gjejmë duke nisur nga muajt e parë të vitit 2020 me dy modele: “Superb” të rinovuar dhe “Citigo” i testuar tashmë.

Fillon pikërisht nga këtu një rrugëtim i paimagjinueshëm deri pak vite më parë për Skodën.

“Vitin e ardhshëm do të prezantojmë modelin e parë të bazuar në platformën elektrike të grupit MEB, që do të jetë me shumë mundësi ‘Vision iV’ ndërsa brenda vitit 2022 synojmë të ofrojmë një gamë prej gati 20 versionesh me motorë elektrik. Kjo është një etapë zhvillimi e detyrueshme falë ‘Strategjisë 2025’”, thekson Christian Stube, anëtar i Bordit për zhvillimin teknik në këtë kompani.

Investimi i fundit i Skodës shkon në shifrat e dy miliardë eurosh. Falë vizionit të ri, “Citigo” do të transformohet në modelin e parë me emetime zero në historinë e firmës prodhuese nga Republika Çeke.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA