Përjashtohet këshilltari i Ramës/ Laburistët penalizojnë Alaster Campbell, votoi liberalët

28/05/2019 16:26

Alastair Campbell, ish-shefi legjendar i komunikimit për Tony Blair, është përjashtuar nga Partia Laburiste pas deklaratës se kishte votuar Liberal Demokratët në zgjedhjet evropiane, e kjo për shkak të mbështetjes së tyre për një referendum të dytë të Brexit.

Këtë lëvizje, përkrahësi i fushatës “vota e popullit” e përshkroi si “të trishtë dhe zhgënjyese”, aq më tepër kur siç tha, ndjeu se një gjë e tillë ndodh në ditën kur lidershipi laburist u duk se po lëvizte drejt mbështetjes së një votimi tjetër për Brexitin pikërisht në sfondin e eksodit nga kjo forcë politike të përkrahësve të idesë së qëndrimit.

Campbell sqaroi se pasi ka marre mendimin e avokatit të tij, ka vendosur ta apeloje vendimin.

“Unë jam dhe do të mbetem gjithmonë laburist”, ka shkruar ai në twitter.

“Votova për liberal demokratët pa publicitet paraprak, në përpjekje për t’i bindur laburistët të bënin gjenë e duhur për vendin e për partinë”.

Campbell kujtoi se ka pasur plot raste më parë kur anëtarët kanë votuar për parti dhe kauza të tjera, e sot disa prej tyre, kanë avancuar sot në strukturat drejtuese të partisë.

Ish-menaxheri i marrëdhënieve publike të kryeministrit britanik Bler është përfolur se ka ndihmuar me këshilla edhe kreun e ekzekutivit shqiptar Edi Rama.

Ai vetë e pat përshkruar dikur Ramën si një njeri energjik e vizionar, ashtu si Bleri, të cilin mendonte se Rama e ka studiuar duke marrë vlerat e politikës së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA