E njohur si Madona Shqiptare, këngëtarja e njohur Elda Shabani, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, nga ku foli për rikthimin e saj në skenë dhe jetën personale.
Nëna e dy fëmijëve, tregoi se gjithë këto vite mungesë në skenën shqiptare, i kanë bërë mirë, jo vetëm për t’ju përkushtuar fëmijëve, por edhe për t’u “pjekur” vetë.
Prej kohësh ajo ka ndërtuar një jetë të re në Zvicër, aty ku punon si psikologe dhe është martuar me bashkëshortin 8 vite më të ri.
Lidhur me këtë të fundit, 43 vjeçarja tregoi se e sheh si fëmijën e tretë, jo vetëm nga diferenca në moshë, por edhe për shkak të ngacmimeve që ai merr nga vajzat e reja.
Mjaftoi vetëm një foto e tij në led, që Elda të shprehte gjithë dashurinë për bukuroshin apo “bebun” e saj, siç preferonte ta thërriste ndryshe.
“Bashkëshorti im është pak king dhe filluan disa femra ta ngacmonin në syrin tim, t’i flisnin, njëra ja bënte me sy dhe ky për momentin u hutua”, tha Elda, teksa po tregonte një nga skenat kur ishte bërë me të vërtetë xheloze.
“ Unë e di që ai është shumë i sinqertë, por ajo xhelozia më hëngri këtu nga brenda…Ai është mjekrosh dhe ia kapa mjekrën: bukurosh eja këtu, i thashë”, përfundoi ajo.
Top Channel