Gjashtë ish-deputetë të Partisë Demokratike, të cilët u përfshinë në përplasje fizike me policët brenda drejtorisë së Policisë së Tiranës natën e 16 shkurtit janë vendosur nën hetim për veprime kundër efektivëve të policisë.

Prokuroria dyshon se pas protestës, në orën 21:40, ish deputetet e opozitës kanë hyrë me forcë duke kaluar cekinin e parë të Drejtorisë së Policisë Tiranë, dhe më pas kanë përdorur force. Mes tyre ish deputeti Flamur Noka ka goditur me grusht në fytyre oficerin G.G.

Për këtë protest, përveç pamjeve filmike, ka edhe kallëzim nga njëri prej oficerëve të policisë me inicialet N.S, që është goditur.

Pas protestës së parë kombëtare të opozitës kishte të shoqëruar dhe ish-deputetët shkuan në Drejtorinë e Policisë për të parë protestuesit e shoqëruar.

Pamjet e bëra publike tregojnë momentin kur Flamur Noka, së bashku me Enkelejd Alibeajn, Gent Strazimirin, Klevis Balliun, Xhemal Gjunkshin dhe Anton Frrokajn, hyjnë me dhunë në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Prokuroria e Tiranës, ka kryer hetimet duke ngritur akuzën për kundërshtimin e punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim.

Kujtojmë se reagimi i ish-deputetëve ka ardhur pas arrestimit të disa protestuesve që gjatë protestës së 16 shkurtit, pas analizimit të provave dhe pamjeve filmike janë konstatuar të kenë goditur punonjësit e policisë në tentativën për të çarë kordonin e policisë.

Top Channel