Njeriu që ka në dorë ‘de facto’ frerët e pushtetit në Rumani përfundoi prapa hekurave për korrupsion pas dështimit të përpjekjeve të tij për të apeluar një dënim të mëhershëm gjykate.
Kreu i Partisë Social-Demokrate, Liviu Dragnea është dërguar në burgun e Rahovës, në periferi të Bukureshtit, skenar ky të cilin ishte përpjekur ta shmangte me çdo kusht.
“Shko ne burg,” thërrisnin turmat e njerëzve të mbledhur përpara shtëpisë së tij ndërsa politikani më i fuqishëm në vend u mor nga banesa për të nisur ndëshkimin tre vjeçar e gjysëm prapa hekurave.
Dragnea u shpall fajtor vitin e kaluar për faktin se përdori influencën e tij për t’i garantuar pune të rreme në një agjensi shtetërore dy grave që asokohe punonin për PSD-në. Gjykata Supreme e Rumanisë vendosi ta mbajë në fuqi dënimin e parë të cilin 56 vjeçari e kishte apeluar.
Vendimi erdhi nё kohën kur PSD-ja pësoi humbje tё mёdha gjatë zgjedhjeve për Parlamentin e BE. Dragnea ishte gjithashtu figura kyçe pas reformës së shumëdebatuar të gjyqësorit në vend çoi drejt protestave të dhunshme dhe errësoi presidencën e parë të BE-së nga Rumania.
Pavarësisht triumfit të socialdemokrateve në 2016-tën, ambicia e tij e thellë për t’u vendosur në krye të ekzekutivit nuk arriti të materializohej e shkak u bë një dënim i mëhershme i pezulluar per mashtrim elektoral.
Pavarësisht kësaj, Dragnea arriti të kishte një ndikim të jashtëzakonshëm në qeverisje edhe prapa kuintave, falë caktimit të ndjekëses së tij të bindur Viorica Dancila, në postin e kryeministres janarin e vitit 2018.
Top Channel