Grupet e mëdha të qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë në Parlamentin Europian kanë humbur shumicën e tyre të kombinuar, pasi ka pasur rritje të mbështetjes për liberalët, The Greens dhe nacionalistët.

Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë mbetet blloku më i madh dhe pritet të formojë një koalicion pro-BE.

Liberalët dhe The Greens (të Gjelbrit) kishin një natë të mirë, ndërsa nacionalistët vendosën fitore në Itali dhe Francë.

Pjesëmarrja ishte më e larta për 20 vjet. Populistët fituan terren në disa vende, por nuk arritën të fitojnë shumë gjithsesi.

Analistët thanë se Partia Popullore Evropiane (PPE) ka gjasa të formojë një “koalicion të madh” me bllokun e socialistëve dhe demokratëve, me mbështetjen e liberalëve dhe të Gjelbërve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA