Zoti Zheji tha sot në Top Talk se përgjegjës për sjelljen e Ramë në pushtet është Ilir Meta. Pa votat e LSI-së, në 2013, Rama nuk do të bëhej Kryeminstër. Kështu që nga studiot e Top Talk, opinionisti Zheji e këshilloi zotin Meta që të vërë në dispozicion mandatin e Presidentit.
“Do i sugjeroja zotit Meta, siç ka thënë dhe deklaruar se vë mandatin e tij në dispozicion të zgjidhjes së krizës, ta forcojë, konkretizojë dhe ta bëjë linjë politike ndaj qasjes për zgjidhjen e krizës. Kur Presidenti si institucion dhe jo si individ, bën një deklaratë politike, ka forcë ligjore. Nëse e ka thënë që ‘mandatin tim e vë në dispozicion të zgjedhjes së krizës’, ajo merr formën e ligjit, nuk ndryshon në një pozicion të dytë. Nëse atij do t’i kërkohet si zgjidhje për zgjidhjen e krizës, ai e jep mandatin e tij si President, nëse ia kërkon mazhoracna për të krijuar simetri të largimit nga politika. Sepse dihet që Rama është produkt politik i Ilir Metës sepse në vitin 2013 ai nuk kishte asnjë shans që të vinte në pushtet si Kryeministër, pa votat e LSI-së dhe Ilir Metës. Nëse thuhet se kriza është moslargimi i Ramës, atëherë moslargimin e Ramës e merr përsipër Ilir Meta që e solli në pushtet.
Top Channel