Femrat e lakuriqit të natës krijojnë lidhje me disa meshkuj në veçanti për të marrë ushqim në këmbim të seksit dhe për këtë arsye të riprodhohen. Kjo është ajo që shkencëtarët e Universitetit Amerikan të Tel Avivit kanë zbuluar tek kjo specie.

Gjetja e ushqimit

Ekspertët kanë vërejtur se femrat e species që rriten në Egjipt, jetojnë në robëri. Ato vazhdimisht marrin ushqimin që iu nevojitet drejtpërsëdrejti nga meshkujt me të cilët çiftohen dhe pyesin veten pse kjo sjellje.

“Ne kemi vërejtur një marrëdhënie të fortë midis ndërveprimeve ushqimore dhe riprodhimit  tek këto kafshë”, thotë autori kryesor, profesor Yossi Yovel i Universitetit të Tel Avivit.

Sjellje specifike

Në veçanti, shpjegojnë shkencëtarët, femrat kryenin seks me ata meshkuj që ofronin ushqim më shpesh. Në  praktikë, tre ose katër muaj para çiftëzimit, femrat fillojnë të mbledhin ushqim nga meshkujt e ndryshëm, pastaj ‘bashkëshort’ bëjnë atë që ofron më shumë ushqim me kalimin e kohës.

Studimi

Për të arritur në këtë përfundim, hulumtuesit monitoruan një vit fermat në robëri dhe ndërveprimin e tyre me meshkujt. Më pas përcaktuan atësinë e të vegjëlve, të lindur gjatë periudhës kohore të studimit përmes testeve gjenetike. Rezultatet treguan, pa hije dyshimi, se femrat lindën këlyshë me meshkujt që iu ofronin më shumë ushqim. Ky studim mbështet teorinë e ofrimit të seksit në këmbim të ushqimit për këtë lloj të kafshëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA