Mali Everest është ëndrra e çdo alpinisti dhe vitet e fundit aventurierët janë shtuar për të mbërritur majën më të lartë. Rreziku për të mos u kthyer kurrë më është i madh, por pavarësisht kësaj karvani i alpinistëve nuk ndalet.
Nëntë prej tyre kanë humbur jetën këtë muaj në malin më të lartë të botës. Nëse mbipopullimi aktual vazhdon, me qindra alpinistë që presin në linjë për 12 orë ose më shumë në zonën e vdekjes, mund të cojë në rritjen e bilancit.
Javën e kaluar bota u trondit nga një fotografi që tregonte qindra alpinistë duke pritur në radhë në anën jugore të malit më të lartë të botës.
Imazhi i marrë nga Nirmal ‘Nims’ Purja, një ish-ushtar i forcave speciale britanike, tmerroi njerëzit. Alpinistët në atë fotografi ishin bllokuar. Nuk kishte kthim prapa nga kreshta e malit.
Ata përballem me rreziqe të shumta, si lartësi, ortek, çarje, hipotermi e të tjerë.
Në foto janë 300 alpinistë që presin në radhë, përfshi këtu edhe udhëzuesit e ngjitjes dhe numri shkon në 600 persona. Kjo mund të çojë në pritje prej rreth 10 deri në 14 orë. Rreth 6 orë duhet të presin në radhë për të blerë ushqime në dyqanet që ndodhen në Kolonën e Jugut. Për alpinistin më me përvojë, një ndalesë 20-orësh në atë lartësi është tepër e rrezikshme për të menduar. Të paktën 90 për qind e alpinistëve marrin oksigjen plotësues kur ngjiten në zonën e vdekjes mbi 8,000 metra.
Top Channel