Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, përhapet drejt malit të Çikës. Nis ndërhyrja nga ajri me dy avionët “Air Tractor”
Pas letrave të njëpasnjëshme të Kryeministrit Rama për Kryetarin e PD, vjen reagimi i parë nga Lulzim Basha.
Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, kryetari i PD-së, ka ndarë një album të titulluar ‘Shqipëria si Europa’, dhe shprehet se:
“Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu. Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë.”
“Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas! Shqipëria Si Europa”, shton gjithashtu në shkrimin e tij Basha.
Top Channel