Katër vite më parë sheshi në rr. Petraq Leka në Kombinat ishte një hapësirë e degraduar.
Por falë investimit të Bashkisë së Tiranës e gjithë kjo zonë është kthyer në shërbim të banorëve të këtij komunitetit e veçanërisht të fëmijëve që të mund të kalojnë kohën e lirë duke u argëtuar në ambiente të rehabilituara, lulishte dhe gjelbërim.
Prej disa ditësh, punonjësit e bashkisë kanë nisur punën për të rehabilituar këtë shesh i cili ofron mjedise argëtuese për fëmijët e njësisë nr. 6, por edhe çlodhëse për grupmoshat e tjera.
Investimet në zonën e Kombinatit tregojnë se bashkia nuk po investon vetëm në qendër të Tiranës, por edhe nëpër lagjet e kryeqytetit, duke u mundësuar banorëve ambiente të rehabilituara, lulishte dhe kënde lojërash pranë banesave të tyre.
Top Channel