Diku mes maleve të zhveshur të Mirditës ku dielli dukej vetëm pak orë në ditë, rrethuar nga ushtarë e tela me gjemba ngrihej kampi burg i Spaçit…
Shumë jetë kanë humbur në këtë vend, të vrare, të gjymtuar në galeri, apo të burgosur për vite tëra… Të tjerë ende nuk kanë një varr dhe ndoshta nuk do të kenë kurrë…
Shumë ish të burgosur janë rikthyer sërish në kampin burg të Spaçit, të tërhequr nga një forcë që edhe ata vetë nuk dinë ta shpjegojnë. E kur janë larguar me kokën pas , kanë ndjerë dhimbje për shkatërrimin e kësaj cope të jetës së tyre. Këtu mbeten kujtimet, vuajtjet, lotët, rinia, të mbyllura në këtë vend, që edhe dritën e kishte të kursyer.
Sonte në 20:10 në dokumentarin e radhes të ciklit “ Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema do teë vijnë dëshmi tronditëse e rrëfime të drejtëpërdrejta të njerëzve që ndjenë e provuan terrorin e këtij vendi…
Top Channel