Ndikimi i krizës në turizëm/ Bizneset në Lezhë: Klima politike po tremb të huajt
24/05/2019 12:16
Shqipëria muajt e fundit ka qenë shpesh në mediat e huaja, këtë herë jo për bukuritë e saj, por për protestat, tymin dhe gazin lotsjellës, efektet kanë filluar të ndihen shume në stepjen e të huajve për të ardhur në Shqipëri duke e cilësuar vendin tonë si të pasigurt.
Por ndërsa përfaqësuesit e biznesit flasin për anulime prenotimesh, kryetari i dhomës së tregtisë në Lezhë kërkon një zgjidhje para se të jetë vonë.
Në hotelet dhe restorantet e bregut të Adriatikut shpresojmë që përveç përmirësimit të motit i cili ka penalizuar jo pak turizmin në pranverë, sezoni i plazhit ta gjejë Shqipërinë edhe me një klimë më të mirë politike.
Top Channel