Policia italiane  arrestoi në Ravena dy shqiptarët me inicialet  N.F., 35 vjeç dhe G.X., 25 vjeç për trafik armësh dhe droge. Gjatë operacionit policor u sekuestrua rreth 6.2 kg kokainë, mbi 15 kg marijuanë, 130 mijë euro dhe një pistoletë.

Fillimisht hetuesit kishin si synim arrestimin e një shqiptari të dëbuar nga Italia si rezultat  i një dënimi për shitjen e drogës. Ai ishte kthyet në Itali, ndoshta me synimin për tu rifutur në rrjetin e trafikut të drogës. Pas kësaj, policia zbuloi organizatën kriminale, ku arrestoi në flagrancë shqiptarët  N.F. dhe G.X., ndërsa ishin duke udhëtuar me një ‘Alfa Romeo’.

Kontrolli i kujdesshëm i kryer në makinë, lejoi hetuesit të kapnin njëzet e katër tuba që përmbanin kokainë në sasinë e  6.2 kg, 100 mijë euro, një revolver kal.5,75 dhe shtatëdhjetë plumba. Ato ishin fshehur  brenda automjetit të modifikuar.

Kërkimet e mëpasshme, të kryera në apartamentin ku banonin shqiptarët, lejuan agjentët që të gjenin dhe kapnin mbi 15 kg marijuanë të ndarë në mbështjellës të ndryshëm plastikë, 30 mijë euro, materiale të përshtatshme për paketimin e drogës, dy makina vakumi dhe pesë peshore saktësie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA