Etapa e fundit e turit çiklistik. Eugert Zhupa u shpall fitues në itinerarin Sarandë-Fier

24/05/2019 21:37

Eugert Zhupa është fitues i etapës së fundit të Turit të 76 ndërkombëtar Çiklistik të Shqipërisë me itinerarin Sarandë-Fier, 162 km.

Dashamir Rama, ish-çiklist dhe trajner i kombëtares shqiptare të çiklizmit është shprehur se performanca e skuadrës shqiptare ishte e kënaqshme, por ngre shqetësimin se sporti i çiklizmit nuk vlerësohet dhe nuk mbështetet aq sa duhet.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, në fund të etapës, por edhe të turit të 76 çiklistik, ka falendëuar ekipet pjesëmarrëse si dhe të gjithë ata që ndihmuan që ky tur të vijonte normalisht.

Rrethi i 76-të çiklistik është zhvilluar për katër ditë me radhë. Kombëtarja shqiptare kishte në përbërje të saj Bruno Kolën dhe Astrit Kronajn si dhe Ylber Sefën, Klidi Jakun, Besmir Banushin, Eugert Zhupën dhe Olsian Veliajn, të drejtuar nga trajnerët Dashamir Rama dhe Leonard Kola, ndërsa të gjithë rrethin çiklistik në klasifikimin e përgjithshëm e ka fituar çiklisti italian Filipo Fioreli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA