Policia italiane njoftoi një ditë më parë çmontimin e një bande të rrezikshme grabitësish, që kishin terrorizuar disa zona në veri.
Në kuadër të operacionit të koduar “Ice Eyes”, policia vuri në pranga shtetasit Kristjan Keci, Kristjan Mëhilli, Cesk Thani, Augustin Pjetergjokaj, të gjithë shqiptarët.
Operacioni u quajt “Sytë e akullit”, sepse shikimi i ftohtë, ishte i vetmi detaj i dukshëm i fytyrës se liderit të bandës, të cilën e mbante të mbuluar me maskë.
Të gjithë ‘viktimat’, jepnin këtë detaj, që për policinë ishte çelësi i hetimeve, duke menduar se në zonë vepronte një bandë e vetme dhe shumë e rrezikshme.
Grabitësit ishin shumë të dhunshëm dhe në disa raste torturonin pronarët e banesave që të vendndodhjen apo kodin e kasafortës.
Top Channel