I ftohti ekstrem përfshin SHBA/ Mbi 600,000 familje pa energji elektrike, të paktën 14,800 fluturime të anuluara 25/01 14:52
Ndërsa opozita prej muajsh tashmë kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe formimin e një qeverie tranzitore, nuk kanë munguar as emrat e aluduar për të qenë në krye të saj.
Një prej tyre, është edhe emri i Kastriot Islamit, i cili i ftuar në studion e Top Talk, u pyet pikërisht për këtë çështje.
“Nuk mendoj se përputhet me qasjen time. Nuk mendoj se është momenti. Jemi shumë larg një mjedisi që do sillte zgjidhjen e një krize. Qasja për zgjidhjen e krizës, për të shkuar te qeveria teknike, duke hedhur apo testuar emra për kryeministër, nuk mendoj se është rruga e duhur. Nuk mendoj se nxjerrja e emrave është efikase, apo serioze”, u shpreh ai.
Top Channel