New York, gjobë 25-250 $ për këmbësorët që kalojnë rrugën duke parë telefonin!

22/05/2019 12:27

Një projektligj i propozuar në New York do të gjobisë këmbësorët të cilët kalojnë rrugën duke përdorur telefonin. Shumica e njerëzve kalojnë në vijat e bardha ose në segmente të tjera të rrugës teksa shkruajnë mesazhe apo dërguar email-e, duke rrezikuar kështu jo vetëm veten por edhe të tjerët.

Gjoba fillestare e propozuar kap vlerën e 25-50 dollarë por nëse ky rast përsëritet brenda 18 muajve gjoba shkon deri në 250 dollarë. Do të jetë një pajisje elektronike e cila do të identifikojë qytetarët që përdorin celularin. Propozimi duhet të kalojë votat e Senatit dhe Parlamentit të shtetit dqë të vihet në zbatim. Megjithatë komentet e qytetarëve nuk kanë qenë shumë pozitive lidhur me këtë masë ndëshkuese duke e quajtur si të tepruar sepse njerëzit mund të kenë edhe raste emergjente dhe duhet të përdorin celularin.

Sipas këtij propozimi do të jetë i ndaluar shkrimi, kontrollimi i postës elektronike dhe lundrimi në internet në rrugë për këmbësorët. Nju Jork-u nuk është vendi i parë në Amerikë ku zbatohet një rregullore e tillë. Në 2017 një vendim i ngjashëm u miratua në Honolulu, dhe u cilësua si “ligji i këmbësorit të hutuar”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA