Juventusi rinis me forcë ofensivën për Milinkoviç-Saviç. Mesfushori serb është vënë prej kohësh në shënjestrën e drejtuesve të klubit bardhezi për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, kështu që ata përshpejtuan tratativat me Lazion për transferimin e tij në Torino.

Sipas asaj që publikohet në medien italiane, kampionët e Italisë e kanë arritur tashmë akordin me futbollistin, por iu duhet të gjejnë edhe marrëveshjen me Lazion. Sezoni i Milinkoviç-Saviç rezultoi nën pritshmëritë, e për këtë arsye Lazio duket se e ka ulur disi vlerën e futbollistit, situatë nga e cila kërkon të përfitojë “Zonja e vjetër”.

Në këtë pikë, pjesa më e vështirë mbeten tratativat me presidentin e Lazios, Claudio Lotito, për çështjen e kartonit të Milinkoviç-Saviç, pasi pretendimi i tij i afrohet sërish kuotës prej 100 milionë eurosh, ndërsa pritet të ketë edhe përfshirje lojtarësh për t’u shkëmbyer mes dy klubeve, emrat e të cilëve nuk janë përcaktuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA