Beate Hoëitt një ish-mësuese, tashmë në pension, sapo ka nisur karrierën e saj si modele, pikërisht në moshën 80 vjeҫare. Hoëitt u pikas, ndërsa bënte pazar vitin e kaluar në Oksford, ku edhe jeton. Një kompani modelingu, duke e parë sesa e pasionuar ishte pas modës, vendosi që t’i ofrojë asaj një kontratë.

Ajo thuajse gjithë jetën e saj kishte ëndërruar që të bëhej modele, sidomos para 65 vitesh kur ishte në kulmin e rinisë. Kur ishte adoleshente ajo ndiqte gjithmonë vajzat që visheshin bukur dhe që ishin ikona të modë së atyre viteve. Tashmë, 10 vite pasi është shkëputur nga mësimdhënia ajo po nis një karrierë krejt ndryshe, nën menaxhimin e agjencisë londinezë “MOT Models”.

Tetorin e kaluar teksa ishte duke kërkuar një dhuratë për mbesën e saj, menaxherja e dyqanit i propozoi asaj që të merrte pjesë në një aktivitet mode që do të bëhej për bamirësi. 80 vjeҫarja pranoi që të shkonte në këtë aktivitet dhe aty ishte sipërmarrësja Bianca Elgar, e cila i propozoi që të reklamonte online shajet e saj të mëndafshit. Fotot dolën aq mirë saqë Bianca dhe asistentja e saj, Sophie vendosën t’i publikonin ato në revistën “Goldie”, e cila ka mbi 40 vite në treg. Gjyshja thotë se ajo ka shumë energji dhe do t’i shpenzojë ato e jo të qëndrojë pasive si shumica e moshatareve të saj.

Top Channel