Edhe pse në moshë farë të vogël, akoma adoleshente, Brooklyn Sittner ëndërron të shkojë në lojërat CrossFit në 2019. Ajo arrin që të ngrejë një peshe tepër të rëndë për moshën e saj, jo më pak se 120 kilogramë. Stërvitjet intensive Brooklyn i ka nisur që në moshën 7 vjeҫare.
Në moshën 9 vjeҫare ajo ka provuar të ngrinte 100 kg dhe e ka realizuar me sukses. 12 vjeҫarja shpreson që të frymëzojë vajza të tjera të reja që të ndjekin ëndërrat e tyre edhe pse duken të vështira. Në vitin 2018 ajo arriti të kapë tre rekorde shtetërore në Kampionatin Kombëtar të Peshëngritjes të Montanës për të rinjtë. Po ashtu arriti deri në vendin e tretë në “American Open” në Arnold në mars të 2019.
Kur ishte fëmijë Brooklyn merrej me gjimnastikë dhe ushtohej shpesh herë në palestrën e babait të saj. Po ashtu ajo është një nxënëse e mirë në shkollë dhe është e apasionuar pas kafshëve, veҫanërisht pas qenve. Sot është tepër e famshme në rrjetet sociale duke patur mbi 50.000 ndjekës në Instagram.
Top Channel