Pas arritjes së rekordit të tij të parë botëror në zhytjen e akullit, Christian Redl po kërkonte një sfidë të re, kështu që shpiku sportin e tij të quajtur hokej nënujorë në akull, të cilin zgjedh ta praktikojë shpesh.

Ai është një sportist profesionist i pavarur i këtij sporti. Sipas tij ky lloj hokej nënujorë do të thotë që të kryesh zhytjen në akull pa ndonjë lloj paisje, mjafton maska për të marrë frymë lehtësisht. Sporti i akullit për Christian Redl ka qenë i preferuari i tij që në fëmijëri, pasi gjithmonë ka qënë i pasionuar pas ujit. I vetmi problem i këtij sporti është se humbet kontrollin lehtësisht dhe ndaj nevojitet përqendrim. Ka qenë Austria dhe Gjermania që për herë të parë kanë aplikuar sportin e zhytjes në akull në vitin 2005.

Një lojë e tij ka tre raunde të cilat zgjasin nga 10 minuta secila. Në kampionatin botërorë në zhytjen e akullit marrin pjesë 8 shtete të ndryshme dhe çdo vend përfaqësohet nga dy lojtarë. Hokej nënujorë është një sport i shpejtë dhe si rrjedhojë trupi ka më shumë nevojë për ajër se zakonisht. Çdo lojtarë duhet të ndjekë në mënyrë rigoroze rregullat. Christian Redl edhe pse ka 11 rekorde botërore rrëfen se për të këto tituj nuk bëjnë ndonjë diferencë të madhe. Plani i tij i radhës është që të marrë pjesë në botën magjike të hokejt në shkurt të vitit 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA