
23/02 22:38
Marc Marquez triumfon edhe në Çmimin e Madh të Francës.
Spanjolli i Hondës e kaloi i pari vijën e fininishit në përfundim, duke lënë pas dy pilotët e Ducati, Andrea Dovizioso dhe Danilo Petrucci.
Vendi i katërt shkoi për Jack Miller.
Një vend i pestë i mirë për Valentino Rossin, që u mbrojt mirë në një fundjavë të vështirë për të. Rrëzohet dhe detyrohet të tërhiqet Maverick Vinales.
Marc Marquez me këtë sukses forcon pozitat në vendin e parë dhe e çon në 8 pikë më shumë diferencën me Dovizioson.
Top Channel