Teknologjia vërtet ka ndryshuar jetët tona. Mendoni vetëm rastin kur duam të udhëtojmë diku: Shohim paraprakisht motin në celular, prenotojmë online hotelin ku do të qëndrojmë dhe kur shkojmë aty, guidën e muzeut që do të vizitojmë e kemi përsëri online.
Ndërkohë që çdo pagesë mund ta bësh nëpërmjet celularit. Por përveçse për mirë, teknologjia moderne ka ndikuar edhe për keq. Makinat që vetëdrejtohen, inteligjenca artificiale, asistentët personalë, aplikacionet e shëndetit në celular dhe shumë të tjera kanë hyrë tashmë si mjete për ta bërë jetën tonë më të mirë. Por e kundërta po ndodh!
Rrjetet sociale tashmë po ndikojnë në zgjedhje dhe demokracinë, propaganda politike po bëhet përsëri në rrjetet sociale dhe njerëzit ndikohen prej saj, pajisjet elektronike automatizojnë shtëpitë tonë. Sikur të mos mjaftonte kjo, platformat online dhe aplikacionet kanë krijuar tashmë një brez të rinjsh që luftojnë për mbijetesën e tyre financiare, si pjesë e angazhimit të tyre në ekonominë e shpërndarjes; duke harruar ç’është puna!
Edicioni i radhës i Open Source Conference Albania vjen si reflektim se si duhet të jetë në të vërtetë teknologjia jonë. Prandaj duhet të vendosim dhe mbajmë një qëndrim midis “teknologjive të modës” dhe “teknologjive etike” që punojnë për ne dhe jo kundër nesh!
Top Channel