Arben Duro dhe Pirro Duka, dy nga anëtarët e grupit “Djemtë e Liqenit”, ishin të ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të risjellë disa nga këngët hit të repertorit të tyre.
Në bisedë e sipër, ata kujtuan momente dhe emocione nga ajo kohë, duke vënë theksin te Liqeni dhe simbolika e tij.
“Liqeni ishte pjesa më e veçantë e Tiranës, ndoshta edhe e Shqipërisë. Atje ne këndonim ndryshe, ne flisnim ndryshe, ne dashuroheshim, putheshim, po edhe seks kemi bërë” , tregoi Beni.
“Ka shumë nga nënat tona, që sot janë gjyshe, që e kanë filluar dashurinë e tyre atje te Liqeni. Pra ajo pjesë e Tiranës ishte një shtëpi e madhe, ku ne strehoeshim për të bërë diçka të veçantë nga pjesa tjetër”, përfundoi ai.
Kujtojmë që grupi do të sjellë një koncert tek Amfiteatri i Liqenit më datë 31 Maj.
Top Channel