Milani kërkon t’i paraprijë Romës në garën për të firmosur me Maurizo Sarrin. Ivan Gazidis por e zhvendos qendrën e gravitetit të operacioneve të merkatos në Londër, ku ka në program një takim me Maurizio Sarrin, trajnerin aktual të Chelsea-t, që pritet të mbyllë eksperiencën te blutë e Londrës sapo të mbyllet sezoni.

Mbi Sarrin po bie i gjithë ai zemërim për dëmtimin e Loftus-Cheek në miqësoren e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara ndaj New England Revolution vetëm 10 ditë para finales së Europa League-s, që do të zhvillohet në kryeqytetin e Armenisë, Baku. Është rritur doza e tensionit te Chelsea, pasi ky miniturne në Amerikë është kontestuar nga Sarri, por është kërkuar me ngulm nga presidenti Roman Abramovich.

Sido që të përfundojë finalja e Europa League-s, Sarri do të shkarkohet nga manjati rus. Blutë e Londrës, përveçse për rikthimin e legjendës Frank Lampard, po mendojnë edhe për trajnerin e Watfordit, Javi Gracia, që të shtunën do të përballet me kampionët e Anglisë (Manchester City) në finalen e FA Cup, në “Wembley”.

Në takimin kokë më kokë me Sarrin, Gazdisi do t’i shpjegojë trajnerit italianit projektin për ringritjen e Milanit, duke përfshirë edhe atë në zgjedhjet e merkatos.

Nëse Roma pret përgjigjen e Gasperimit, Milani do t’i ofrojë kontratë 3-vjeçare Sarrit, me një pagë jo më pak se 3 milionë euro në sezon.

Top Channel