Një gjykatë në Spanjë ka shfajësuar superstarin kolumbian Shakira dhe Carlos Vives, që akuzoheshin për plagjiaturë në një pjesë të hitit të tyre, “La Bicicleta”, që është vlerësuar edhe me çmim “Grammy”.

Livan Rafael Castellanos, një këngëtar kuban i njohur si Livam, kishte pretenduar se Shakira kishte kopjuar pjesë të melodisë dhe lirikës nga një këngë e tij e titulluar “Yo te quiero tanto”.

“Nuk ka plagjiaturë siç pretendohej në padi”, tha gjykata në vendimin e saj.

Në muajin mars, Shakira, e cila jeton në Barcelonë, i tha gjykatës se ajo nuk e kishte dëgjuar kurrë këngën e Livamit më herët.

“La Bicicleta” fitoi dy nga 3 çmimet e mëdha “Grammy” në vitin 2016, përfshirë atë të këngës së vitit.

Në këngë, Shakira dhe Vives këndojnë “Que te sueno y que te quiero tanto” (të ëndërroj dhe të dua shumë”, ndërsa Livam thotë “yo te quiero, yo te quiero tanto” (të dua, të dua shumë).

Por, gjykata tha se shprehja ishte e zakonshme, e përdorur në të gjitha llojet e këngëve dhe lirikave në histori. Ndërsa melodia, ritmi dhe harmonia ishin të ndryshme në të dyja këngët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA